Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Rrogozhinë, ndërsa burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa i treti në Tiranë. Të plagosurit janë identifikuar si Jurgen dhe Ervin Juba 24 dhe 28 vjeç dhe janë në spitalin e Durrës. Ndërsa personi që u dërgua në Tiranë dhe ndodhet në gjendje me të rëndë është Klajdi Lluca 22 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.