Heqja e roamingut është pjesë e marrëveshjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia).
Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes filloi në 2019, kur çmimi i roaming u ul me 80 përqind, ndërsa faza e dytë, pra heqja e plotë e roaming, u njoftua për 1 korrik 2021.
Bashkimi Evropian ka kërkuar heqjen e roamingut në tarifat e telekomunikacionit për vendet e Ballkanit Perëndimor, si një formë e lehtësimit të komunikimit të qytetarëve.