Kohën e fundit në skenën politike në Maqedoni, po ndodhin shumë zhvillime ndoshta edhe të papaprashikueshme. Kryeminsitri Zaev, po tenton të vë nën kontroll jo vetëm partitë e koalicionit, por edhe partitë që janë jashtë pra ato në opozitë. Koncepti I tij për një shtet të gjithë të barabartë, tashmë është shndërruar në koncept të gjithë në qeveri, të gjithë të barabartë në pushtet ndërsa kontroll do të jetë në duart e tij. Në anën tjetër shkëndijat e para të kësaj lufte të heshtur Zaev-Ahmeti, ku ky i fundit nuk bie lehtë në grackën e partnerit të koalicionit janë shfaqur pak ditë më parë. Shtrohet pyetje pse në kohën e pandemisë, në kohën kur pushteti akoma nuk ka bërë një vit qeverisje, në kohën kur pushteti gjyqësor është pothuajse i çoroditur Zaev i bën ftesë opozitës për një koalicion të gjërë. Po Çfarë do të ndodh nëse kemi qeveri gjithëpërfshirëse, kush do të humb e kush do të përfitojë politikisht ?. Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti i cili nuk flet shumë në opinion, nuk trumbeton shumë me opozitën i bëri të ditur kryeminsitrit Zaev se ai nuk dëshiron që opozita të futet në pushtet me arsyetimin se vendi do ngelet pa një korrigjues dhe pa një kritikues. Kjo deklaratë e Ahmetit kishte të bëjë me mbrojtjen e partisë së tij dhe unifikimin e mëtejshëm sepse në të kundërtën pozicioni i tij do të zbehet. Në këtë mes të artë të demokracisë ose të qeverisë futet Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë, i preferuari i qeverisë Zaev, por i papranueshëm për një grup të BDI-së, të drejtuar nga Mexhiti. Ky i fundit gëzon një autoritet në komunën e Çairit dhe më gjërë, ndërsa nga qeveria nuk është edhe aq I pëlqyer. Pse një çështje e stërgjatur bëhet e mundur të zgjidhet për një ditë me një nënshkrim të Grubit, kur dihet se po ajo çështje është zvarritur me vite nga vetë Zaev dhe BDI-. Çka fshihet pas kësaj është pak e vështirë për ta deshifruar. Nuk do mend se të gjitha këto të çojnë në atë se BDI-ja duhet të dobësohet për të patur më lehtë qeverisjen LSDM-ja dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes favorizimit të një grupi brenda BDI-së, futjen në qeveri të opozitës për të kënaqur apetitet e votuesve dhe në anën tjetër për të dobësuar dhe VMRO e cila në anketat e fundit gëzon një autoritet më të lartë se LSDM-ja. Me të drejtë opinioi më shumë don të dijë për opozitën shqiptare e cila sikur dha një sinjal për futjen ne qeveri me disa kushte të cilat ndoshta mund të shërbehen në opinion dhe më pas të realizohen. Pavarësisht qëndrimeve diamteralisht të kundërta që mund të kenë partitë në pushtet, një gjë tashmë është e qartë se LSDM-ja vazhdon të mbette e varur nga BDI-ja për shkak të numrave dhe loja e tyre mund të mer fund nëse ideja për koalicion të gjërë realizohet. Skeptikët më të mëdhenj thonë se krijimi I qeverisë gjithëpërfshorëse në kohën kur nuk kemi krizë në shtet mund të ketë prapavijë të amnistisë të të gjithë zyrtarëve të përfshirë në korrupsion dhe afera tjera. E vetmja kjo pikë mund të bëjë bashkë në një qeveri teknike të gjitha subjektet politike sidomos tani kur në burg gjenden ish figura të larta politike.