Rejnxhërs fitoi titullin pas 10 vitesh duke mposhtur hegjemoninë e Sëlltikut, shikoni festimin e veçantë të Zherard

Skuadra e Rejnxhërs i ka dhënë fund hegjemonisë 10-vjeçare të Sëlltikut teksa siguroi matematikisht fitimin e titullit kampion. Skuadra e njohur e drejtuar nga ish-kapiteni legjendar i Liverpulit, Stiven Zherard ka fituar titullin që i mungonte që nga sezoni 2010/2011.

Për këtë Stiven Zherard mendoi që të festonte në mënyrë të veçantë me tifozët që ishin mbledhur pas fitores 3-0 ndaj St.Mirren dhe tekniku i njohur ka dalë në dritaren e dhomave të zhveshjes për të festuar në mënyrë simbolike me tifozët e skuadrës skoceze.

Vlen të theksohet se Rejnxhërs ka lënë pas Sëlltikun e vendit të dytë, 21 pikë larg nga ku priten të kenë edhe ndeshjen e fundit të kampionatit së bashku në 21 mars.

https://www.instagram.com/p/CMF-gYAgudc/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *