Derbi është i “djajve”, Siti i Pep Guardiolës thyehet pas 15 fitoresh radhazi në kampionat

Mançester Siti i Pep Guardiolës di të humbasë. Pas 15 fitoreve radhazi në Premier Ligë dhe 21 të përgjithshme, qytetarët humbën 2-0 në shtëpinë e tyre “Etihad Stadium”, në derbin ndaj Junajtid.  Goli i parë erdhi nga një penallti në minutën e 2-të, e ekzektuar saktë nga i përhershmi Bruno Fernandes, teksa triumfi u vulos nga Luk Shou në minutën e 50-të. Fitore prestigjioze për djemtë e Solskjaer, por kjo përsëri nuk e hap garën për titull. Siti ndodhet në vend të parë, 11 pikë përpara kushërinjve të tyre të dytë në renditje, por falë këtij suksesi Junajtid kalon përsëri Lestërin dhe kthehen në vendin e dytë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *