Lideri i LSDM I ka ofruar bashkëqeverise partisë maqedonase në opozitë VMRO-DPMN por me kusht që Mickovski të mos jetë lider I kësaj partie. Ai ka thënë se ofrojmë bashkëqeverisje jo si qeveri teknike por si model zviceran ku do të ndajmë përgjegjësitë. Në anën tjetër kryetari I BDI-së Ali Ahmeti I pyetur për këtë sot gjatë qëndrimit në Tearcë ka thënë se opozita e ka për detyrë që të bëjë kritika dhe të jetë korrigjues I pushtetit duke lënë të kuptohet se është kundër propozimit të parnterit qeveritar.