Zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, mesfushorin e kërkon klubi i Serisë A

Nedim Bajrami që ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në Kombëtaren A, po bën shumë mirë në Serinë B italiane. Mesfushori i Empolit, në pronësi të Juventusit, është duke u vëzhguar prej kohësh nga një tjetër skuadër e Serisë A.

Sampdoria ka shfaqur interes për fantazistin, i cili së fundmi ishte protagonist me një asist për Empolin. Talenti mund të përfundojë në elitën e futbollit italian, në rast se çdo gjë do të shkojë siç duhet dhe karriera e tij do të vijojë me këto ritme mjaft të mira paraqitjeje.

Mediat italiane bëjnë me dije se drejtuesit e Sampdorias kanë nisur që të mbledhin informacione se si është situata e lojtarit për të nisur ofensivën në verë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *