Partitë e vogla kërkojnë një njësi zgjedhore

Partitë e vogla që përfaqësohen në Kuvend kërkojnë që Maqedonia të jetë me një njësi zgjedhore. Me ndryshimet e propozuara ligjore, parashihet model pa prag zgjedhor, ndërsa përzgjedhje e deputeëve të bëhet sipas modelit Dontov.

Ata thonë se momentalisht kanë mbështetjen e 20 deputetëve dhe se gjatë periudhës së ardhme pritet që ky numër të rritet.

“Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, do të demontohet sistemi njëpartiak, do të prishë monopolin e partive që për 30 vite qeverisin në vend. Krijohen kushte për ndryshime sistematike, zhvillim të demokracisë, luftë kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Pavle Trajanov.

Ai kërkoi nga VMRO-DPMNE dhe LSDM ta mbështesin këtë ligj, ndërsa presin mbështetjen nga Lëvizja Besa dhe Alternatva e Afrim Gashit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *