Ndriçoni si duhet shtëpinë

Ju ndoshta nuk mund ta dini që keni ndriçim të dobët, por nëse i keni këto simptoma: dhimbje koke dhe sy të lodhur ose frustrim sepse nuk mund të shihni plotësisht atë që po bëni (p.sh. në kuzhinë), atëherë keni.

Ndriçimi i mirë duhet t’ju ndihmojë të ndiheni rehat, të kënaqur dhe shtëpia t’ ju duket më e pastër.

Çelësi për një ndriçim të mirë është të bësh një ndriçim fleksibël që mund të ndryshohet në varësi të kohës  së ditës dhe qëllimit të përdorimit të hapësirës. Ju mund ta arrini lehtë këtë duke rregulluar në mënyrë korrekte llambat dhe llambadarët. Por përsëri, qëllimi themelor i ndriçimit të dhomës varet nga drita natyrore, domethënë nga drita që vjen përmes dritares. Sepse llambat artificiale rrallë mund të korrigjojnë mangësitë e vendosjes në mënyrë jo të rregullt të dritares. Prandaj, kushtojini vëmendje se nga cila anë vjen drita natyrore dhe zgjidhni dhomën për qëllim specifik.

Dritare në veri – Kjo dhomë është dhoma më e errët dhe ndoshta më e ftohta në apartament. Artistët pëlqejnë ta zgjedhin atë për studion e tyre, sepse nuk ka shkëlqim dhe u jep një ton natyral ngjyrave.

Dritare në lindje – Në të do të verboheni nga drita e mëngjesit, por nuk do ta shihni diellin në pjesën tjetër të ditës. Eshtë e nevojshme të përdorni llambat artificiale që duhet të vendosni në anën veriore të dhomës. Ideale për dhomë gjumi, veçanërisht nëse zgjoheni herët në mëngjes.

Dritare në jug – Kjo dhomë është e ngrohtë dhe ka dritë komode gjatë gjithë ditës, megjithëse intensiteti i saj ndryshon në varësi të stinës. Le të jetë kjo dhomë kuzhina juaj, dhomë e ndenjes ose dhomë pune. Kryesisht një dhomë ku kaloni shumë kohë. Keni kujdes që dielli të mos godasë direkt në ekrane, monitor, TV, etj.

Dritare në perëndim – Rrezet do të hyjnë në këtë dhomë në pjesën më të nxehtë të ditës. Do ju mërzitet vera. Por për shkak të kësaj, është ideale për disponim romantik të mbrëmjes. Do të ishte gjithashtu ideale ta ktheni këtë dhomë në një terasë me dritare panoramike.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *