Regjistrohen mbi 10 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski ka thënë se deri në ora 8 në mëngjes mbi 10 mijë qytetarë janë regjistruar nga mërgata.

Regjistrimi nga mërgata do të zgjasë deri më 21 prill kur do të përfundojë i gjithë procesi i regjistrimit, ndërkaq gjatë ditës së djeshme u raportua për disa probleme në qasje por po ashtu edhe kyqja me VPN nga Maqedonia.

Në ndërkohë prej dje dhe gjatë dy javëve të ardhshme do të regjistrohen 2.200 të dënuar dhe të paraburgosur që ndodhen nëpër entet ndëshkimore përmirësuese në Maqedoni.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *