I forti i shtetit Boban Iliç vetëm tre vjet burg

I dënuari për vrasjen e Almir Aliut është dorëzuar vetë në burgun e K’shanjes në Kumanovë ende pa u bërë 24 orë nga vendimi i Gjykatës së Kumanovës që Boban Iliç të vuajë burgun efektiv. Gjykata e Kumanovës ndonëse për një ditë e mbajti në sirtar vendimin e vet të plotfuqishëm të Këshillit Penal, miratoi kërkesën e Prokurorisë së Kumanovës që Iliçit të mos i shtyhet vendimi për 3 muaj, siç vendosi paraprakisht gjykatësi për zbatim të sanksioneve. Policia nuk pati nevojë të ndërhyjë në këtë rast, e as për tre pjesëtarët e familjes Aliu të cilët duhet të paraqiten vetë në burg brenda afatit ligjor.

Sektori i Punëve të Brendshme- Kumanovë

“Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ende nuk ka pranuar vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës për të arrestuar të dënuarit në fjalë. Në momentin e parë që kërkesa arrin në MPB, policia do tu vihet në ndjekje, fillimisht për t’i gjetur në adresa dhe për t’i dërguar në burg efektiv.”

Kontradiktat e Gjykatës së Kumanovës vazhdojnë me rastin Almiri, duke shtyrë fillimisht vuajtjen e dënimit të Boban Iliçit për tre muaj, ndërsa nuk ka pranuar as ankesat e familjes Aliu për shtyrje të burgut efektiv, për babain e Almirit, Sedatin i cili duhet të mbaj 6 muaj burg dhe dy familjarët Sami Demiri dhe Abdulla Aliu me nga 9 muaj, për veprën dhunë. Sipas aktgjykimit këta tre kanë ushtruar dhunë ndaj Boban Iliçit, natën kur edhe u shtyp për vdekje me makinë Almiri i vogël. Avokati i familjes Aliu thotë se standardet e dyfishta të organeve të drejtësisë, kanë bërë që të privilegjojnë palët që kanë kryer vepra penale.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *