Udhëheqësit e mekanizmit Covax, sot e kanë publikuar listën fillestare të 142 shteteve, të cilët duhet të marrin vaksina kundër coronavirusit nëpërmjet tyre.
Sipas asaj që u tha në takimin e sotëm të përfaqësuesve të organizatave që janë pjesë e Covax, koncentrimi i tyre për momentin është tek shtetet afrikane. Nuk ka detaje për atë se kur do të arrijnë vaksinat në shtetet tjera.
Vetëm sa kemi filluar, në disa raste do të kalojnë javë, në disa muaj”, u tha në takimin e sotëm.
Sipas listës së publikuar, Maqedonia e Veriut duhet të merr 100.800 vaksina “Astrazeneca”, por afati kohor akoma nuk dihet, edhe pse kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kanë njoftuar se dozat e para do të arrijnë këtë muaj.
Ndryshe, dozat e para të vaksinave nëpërmjet Covaks tashmë kanë arritur në Indi, Ganë dhe Bregun e Fildishtë, ndërsa sot edhe në Nigeri.