Arabia Saudite njoftoi se këtë vit, vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është kushti kryesor për haxh.
Gazeta “Ukaz”, njoftoi se ministri i Shëndetësisë Tawfig Al-Rabiah, zyrtarëve të ministrisë u ka thënë se ata që dëshirojnë të kryejnë haxh është e detyrueshme të vaksinohen kundër COVID-19 dhe se ky është një kusht për të marrë pjesë në haxh.
Ministri Rabiah gjithashtu kërkoi që të bëhet përgatitje të hershme për sigurimin e punonjësve shëndetësor që do të jenë me detyrë në qendrat e shëndetësisë në Mekë, Medine dhe vendet e shenjta.