Sarkozy ish presidenti francez për korrupsion dënohet me tre vjet burg

Dënohet me 3 vite burg për korrupsion ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Ish presidenti akuzohet për korrupsion, ku ka përdorur avokatin e tij për të joshur një gjyqtar, kundrejt informaconit që do ti jepte mbi një hetim.

Gjykatësit thanë se kishte “prova serioze” të bashkëpunimit midis tre burrave për të shkelur ligjin. Gjykata kishte dëgjuar se si Sarkozy udhëzoi avokatin e tij Thierry Herzog që t’i ofrojë gjykatësit një punë “të qetë” në Côte d’Azur në këmbim të informacionit mbi një hetim të veçantë të përqendruar në politikanin e djathtë.

Nuk ka gjasa që ish-presidenti të kalojë një ditë në burg. Dënimi me një vit burg mund të mbahet me kushte të caktuara, përfshirë veshjen e një byzylyku ​​elektronik, ose arrestin në kushte shtëpie.

Sarkozy pritet të apelojë kundër dënimit, pasi vetë ai nuk i ka pranuar në asnjë moment akuzat e ngritura.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *