Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 22.02.2021 .Vendimi i KRRE-së pason pas trendit të rritjes së çmimeve të naftës në bursat botërore nga java e kaluar, të cilat arritën nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë dhe kjo si pasojë e rënies së shpejtuar të rezervave botërore, rritjes së kërkesës së naftës, si dhe optimizmit të rritur për përfundimin e pandemisë përmes imunizimit.