Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbledhur Kryesin Qendrore për të diskutuar rreth ndodhive të fundit mbrenda këtij subjekti. Zëdhënësi i BDI-së dhe njëherit ministër i Jashtëm Bujar Osmani theksoi se qëllimi i këtij takimi është të diskutohen situatat aktuale në vend dhe se në gjashtë mujorin e formimit të ekzekutivit anëtarëst e saj japin raport për punën e deritanishme.
“Është mbledhja e kryesisë në detyrë e gjashtëmujorit të themelimit të ekzekutivit dhe tash më është bërë traditë që ekzekutivi jep raport para kryesisë për punën e tyre dhe natyrisht edhe për të dëgjuar mendimin e kryesisë në detyre për punën e ekzekutivit por jo vetëm ajo në përgjithësi për të gjithë zhvillimet që ndodhin në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe mos harrojmë se BDI është pjesë e ekzekutivit viteve të fundit dhe kjo tregon se është përcaktuese në politikat e vendit dhe qytetarët duhet të dinë edhe për zhvillimet e brendshme edhe për punën e Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.