Filipçe s’tregon se kur do të vijnë vaksinat kineze dhe ato ruse

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce sot ka deklaruar se ditëve të ardhshme do të dihet saktë se kur do të vijnë vaksinat kundër Covid – 19 ato kineze dhe ruse.

“Nuk do të doja të spekuloja tani, dua të jem preciz kur do ta dimë saktësisht se kur do të arrijnë. Këtu periudha u zgjat pak. Unë me të vërtetë pres që të gjitha këto bisedime të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ka pyetje të reja nga kompanitë çdo ditë, kjo vlen për të gjitha kompanitë. Nga Pfizer për të cilën ne presim draft marrëveshjen. Ne po flasim intensivisht me kompaninë ruse këto ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe natyrisht me kompaninë kineze”, tha Ministri Filipçe, i cili sot vizitoi spitalin e Gostivarit ku u vu në përdorim qendra modulare KOVID.

I pyetur nëse kjo përgjigje vlen për vaksinat kineze apo ruse, Filipçe tha se tani po fliste për të dy vaksinat.

“Dua të dërgoj apel pasi në rajonin e Gostivarit përmes uebit dhe mjekëve amë janë paraqitur vërtetë shumë pak qytetarë në kategorinë e parë mbi moshën 70 vjeçare, diku rreth 1.500 nga afër 6.000 qytetarë. Apelojë mjekët amë nga Gostivari dhe rrethina t’i paraqesin pacientët e tyre mbi moshën 70 vjeçe, me sëmundje kornike si gurpë e dytë me prioritet, t’i japin të dhënat e tyre në sistemin “Termi im”, pasi ata vijnë menjëherë pas mjekëve dhe motrave medicinale. Nga Gostivari, përqindje e lartë ose thuajse të gjithë mjekët dhe motrat medicinale që punojnë me pacientë me Covid 19, tanimë janë vaksinuar”, tha Ministri i Shëndetësisë.
I pyetur se çka do të bëhet me ata qytetarë që nuk duan të vaksinohen, Filipçe theksoi se me komunikim intensiv përmes mjekëve amë, përmes fushatës që vijon, duhet të rritet ndërgjegjësimi

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *