Në deklaratën për Televizionin 21 Sulejmani thotë se ministresha Irena Stefoska ka bërë diskriminim etnik në vlerësimin e projekteve: ” Ajo që mund të ju them është se si gjithë artistët, shkrimtarët dhe institucionet shqiptare edhe unë jam i pakënaqur nga programa vjetore. Ministresha Stefoska ka bërë diskriminim etnik, duke anashkaluar projektet dhe institucionet shqiptare. Pasi edhe me ligj ka të drejt të vendos vet, e gjithë përgjegjësia i takon asaj, dhe Stefoska ështe ajo që duhet të japë llogari. Pasi aspak nuk është konsultuar me mua, shprehet Sulejmani.
Më tej Sulejmani vazhdon, duke thënë se ditëve në vijim do e njoftojnë opinionin për hapat në vazhdim
Ndryshe, në konferencën e djeshme për shtyp edhe vet ministresha Stefoska bëri të ditur se anëtarët dhe kryetarët e komisioneve i ka zgjedhur vet, dhe se e gjithë përgjegjësia i takon asaj.