Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, deklaroi sot se, pas kërkesës së ushtrisë për të dhënë dorëheqje, ai zëvendësoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Onik Gasparyan.
Më herët, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Armenisë kërkoi dorëheqjen e Pashinyanit dhe e paralajmëroi të mos përdorte forcë ndaj njerëzve.
Pashinyan është përballur me protesta në vend që kur u arrit një armëpushim me Azerbajxhanin mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut, raporton aljazeera.
Kryeministri armen, Nicole Pashinyan doli para mbështetësve që u mblodhën në Sheshin e Republikës në Jerevan dhe deklaroi se “forcat e armatosura janë të varura nga njerëzit dhe shefi i qeverisë” gjersa shtoi se “situata në vend është nën kontroll”.
Kryeministri i Armenisë tha se ishte gati të diskutonte gjersa e quajti emocionues reagimin e ushtrisë, e cila kërkoi dorëheqjen e tij. Ai shtoi se edhe shefi i shkarkuar dhe zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm mbeten, siç tha ai, “vëllezërit dhe ushtarët e atdheut”.