Sot pritet të arrijnë vaksinat tjera nga Serbia

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në vendkalimin kufitar në Tabanoc nga homologu i tij serb Zllatibor Llonqar do të pranojë dërgesën e dytë të nga gjithsej tetë mijë doza të vaksinave Pfizer që janë siguruar nga Serbia, transmeton Alsat.SIpas paralajmërimeve të qeverisë, deri në fund të kësaj jave në vendin tonë pritet të vijnë edhe 200 mijë vaksina nga kompania kineze “Sinofarm”, ndërsa së fundmi po bëhen përpjekje për të siguruar 100 mijë vaksina ruse Sputnik V. Qeveria gjithashtu pret të furnizohet me vaksina të kompanisë “Moderna” dhe “AstraZeneca” përmes mekanizmit COVAX.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *