Më shumë se 50 njerëz u vranë në tre burgje në Ekuador gjatë kryengritjes së sotme, njoftoi policia në Twitter.
Qeveria e atij vendi i përshkroi këto trazira si “veprim i koordinuar i krimit të organizuar”, sipas reuters.
Trazirat shpërthyen në katër burgje dhe sipas kryeministres, Patricia Pazmin, trazirat ndodhën si rezultat i një konflikti të një bande kriminale.
Sipas raporteve të mediave lokale, anëtarët e familjes së të arrestuarve e konfirmuan këtë informacion duke thënë se anëtarët e një bande sulmuan anëtarët e një bande tjetër.
Presidenti Lenin Moreno deklaroi se policia po bën gjithçka për të vendosur rendin në burgje.
“Organizatat kriminale po kryejnë njëkohësisht veprime të dhunshme në disa burgje në vend. Ministri i Qeverisë dhe policia po punojnë për të marrë kontrollin,” shkroi Moreno në Twitter.