Për shkak të defektit serioz të shkaktuar në linjën e Leshnicës, uji në rezervuaret e qytetit pëson rënie drastike në një mesatare prej 150 l/s. Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije në të gjitha pjesët kritike të qytetit, Ju informojmë se nga sot (e Mërkurë) 24.02.2021 NPK “TETOVA” Tetovë jemi të detyruar që të fillojëm me restrikcion të ujit për pije nga edhe atë nga ora 08:30 deri 11:30 si dhe pasdite nga 15:00 deri 18:00, kurse nga mesnata nga ora 00:00 deri në orën 05:00. Si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit të qyetit, për zbutjen e kësajë situate, NPK “TETOVA” Tetovë ka aktivizuar edhe katër bunare që gjenden në qytetin e Tetovës: bunarin te qendra sportive, te spitali klinik i qytetit, te ish fabrika “ЕТКО” dhe bunarin te shkolla e mesme profesionale komunale “Mosha Pijade”-Tetovë.Ky restriksion do të vlej deri në sanimin e defektit në linjën kryesore të Leshnicës. Me respekt, NPK “TETOVA” Tetovë.