Rei Manaj po kalon një moment të shkëlqyer. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ditën e sotme realizoi dy gola me Barcelonën B. Fillimisht lushnjari realizoi pas 20 minutash lojë me një goditje të bukur me kokë.
Ai ndëshkoi L Hospitalet edhe në minutën e 44-t, me penallti, duke i çuar shifrat në 3-0 për katalanasit.
Një tjetër shqiptar që po shkëlqen është Bernard Berisha. Anësori i dha skuadrës së Akhmat Grozny kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Rusisë, duke shënuar gol pas 19 minutash lojë.