SHBA-ja fajëson Iranin për sulmet me raketa ndaj ambasadës së saj në Irak

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë Iranin përgjegjës për sulmet me raketa, që kanë shënjestruar të hënën ambasadën amerikane në kryeqytetin e Irakut.

Megjithatë në përgjigje është thënë se SHBA-ja nuk do të përgjigjet me sulm.

Ushtria e Irakut ka thënë se ambasada amerikane në Zonën e Gjelbër, të rrethuar në Bagdad, është shënjestruar nga një breshëri raketash më 22 shkurt.

Në një deklaratë të ushtrisë irakiane është thënë se nuk ka viktima dhe se është raportuar vetëm për dëme të vogla të pronës, duke përfshirë makina të dëmtuara.

Zyrtarë të sigurisë së Irakut kanë thënë se tri raketa janë nisur drejt ambasadës amerikane.

Ata kanë thënë se njëra raketë ka rënë brenda perimetrit të ambasadës dhe tjetra ka rënë afër lagjes rezidenciale Harthiya, jashtë Zonës së Gjelbër.

Zyrtarët irakianë kanë thënë se raketat janë nisur nga lagjja Al-Salam në jugperëndim të Zonës së Gjelbër.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, raporton evropaelire.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *