Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të shqiptohet vendimi për rastin “Monstra”. Rastin e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të Prokurorisë janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.
Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Alil Demirin, Agim dhe Afrim Ismailoviq, të akuzuar në rastin “Monstra”. Për Fejzi dhe Haki Azirin, prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënim maksimal. Të gjithë i ndjek për veprën terrorizëm dhe ndihmë të terrorizmit. Për të akuzuarin Sami Luta është tërhequr akuza për shkak të mungesës së provave.
Mbrojtja e të akuzuarve, në fjalët përmbyllëse tha se rasti “Monstra” është plotësisht rasti i montuar dhe sinonim i rastit “Dreyfus”, me pasoja të mëdha pasi gjashtë njerëz të pafajshëm dënohen pa drejtësisht. Sipas tyre, është e qartë që prokuroria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme dhe ka bazohen vetëm në vetëm indikacione.