Ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov është vetëdorëzuar para pak minutash në Prokurori. Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ai ka thënë se nuk është arratisur asnjëherë por se ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe për këtë është vetëizoluar sepse ka dyshuar për simptomat e koronavirusit. Ai tha se është paraqitur vetë në Prokurori për të sqaruar të gjitha dyshimet dhe akuzat që rëndojnë për të. Po ashtu ai kërkoji falje të gjithëve për rrëmujën e krijuar në këto ditë, si qeverisë, ministrave dhe instancave të gjyqësorit. Mijallkovi tha se, ashtu siç kishte prononcuar edhe më herët, stili i tij nuk është ai i arratisjeve prandaj nuk do ta kishte bërë asnjëherë një gjë të tillë.