Fatmir Bytyqi, zv. kryeministër për Çështjet Ekonomike për “Telma” tha se ligji për marrëdhëniet e punës që do të ndalojë punën ditëve të diela për shumicën e aktiviteteve nuk do të miratohet gjatë pandemisë.
“Ne kemi debatuar për këtë projektligj për tre muaj deri më tani, dhe kemi në plan të debatojmë për tre muaj të tjerë para se të aplikojmë në Kuvend. Nuk duam t’i dëmtojmë punëdhënësit financiarisht gjatë epidemisë”, tha Bytyqi.