Deri tani janë vaksinuar 1040 punëtor shëndetësor. Tek një numër i vogël i tyre janë shfaqur reagime pas vaksinimit si dhimbje tek vend ii vaksinimit dhe rritje e lehtë e temperaturës informuan dje nga Ministria e Shëndetësisë. Përmes veb-faqes “vaksinohu” janë realizuar 63.075 paraqitje të qytetarëve që janë të interesuar për tu vaksinuar. Imunizimi kryhet me 4680 nga 8000 vaksinat e parapara nga prodhuesi Frajzer të cilat shteti i mori si donacion nga Serbia. Deri në fund të javës pritet të arrijnë edhe 200.000 vaksina nga prodhuesi kinez “Sinofarm”. PO ashtu shteti do të porosit edhe 100.000 vaksina “ Sputnik”