Enti i Statistikës shpall konkurs për regjistrimin e popullsisë

Enti Shtetëror i Statistikave shpalli sot konkursin për aplikime për kandidatë për regjistrues rajonalë dhe instruktorë rajonalë të cilët në periudhën 1-21 Prill do të kryejnë regjistrimin në terren brenda kuadrit të Regjistrimit 2021.

Konkursi është i hapur për të gjithë qytetarët e rritur të Maqedonisë Veriore që janë të papunë, të cilët kanë përfunduar të paktën arsimin e mesëm dhe kanë aftësi kompjuterike. Aplikimi bëhet përmes një aplikacioni elektronik të disponueshëm në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk, dhe të gjitha detajet në lidhje me konkursin dhe kushtet janë të përfshira në njoftimin e botuar në gazetat ditore “Nova Makedonija”, “Vecer”, “Sloboden Pecat” dhe “Koha”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *