Ministria e Punëve të Brendshme do të kërkojë flatarrest ndërkombëtarë për Sasho Mijallkovin, transmeton Alsat. Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, është i padisponueshëm që nga dita e djeshme, ndërsa policia nuk arriti të dorëzojë vendimin e arrestit shtëpiak, që ishte miratuar nga Gjykata Penale, me kërkesë të prokurorisë. Ndryshe, “zhdukja” e Mijallkovit vjen disa ditë para vendimit përfundimtar për rastin “Target-Fortesa”
Gjykata urdhëroi arrest shtëpiak për Sasho Mijallkovin. Ne jemi duke marrë masa dhe aktivitete për gjetjen e tij. Është parashtruar arrest nacional. Për shkak se masat e marra deri më tani nuk kanë rezultuar me gjetjen e tij, do të informojmë gjykatën dhe do të kërkojmë që të lëshohet një urdhër arrest ndërkombëtarë” informojnë nga Ministria e Brendshme.