Ministri i jashtëm Bujar Osmani, sot në Abu Dabi takohet me Ahmet Ali Al Sajeg ministër i diplomacisë ekonomike

Gjatë ditës së sotme, Osmani në Abu Dabi dot ë takohet edhe me mniunistrin shtetëror të Diversifikimit Ekonomik dhe Diplomacisë Ekonomike, Ahmet Ali Al Sajeg, si dhe me drejtorin ekzekutiv të Qendrës ndërkombëtare për kundërshtim të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, Hedaja Ahmet Al Kasimi.

Dje, në ditën e pare të vizitës, Osmani qëndroi në Dubai, ku realizoi takim me ministren Shtetërore për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Reim bint Ebrahim Al Hashemi, e cila është përgjegjëse për ndihmë ndërkombëtare, zhvillimore dhe teknike dhe drejtor kryesor i EXPO 2020 Dubai.

Siç ka njoftuar MPJ, temë qendrore e takimit ka qenë pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në “EXPO 2020 Dubai”, ndërsa Osmani shprehu falënderim për ndihmën e EBA për ballafaqim me pandeminë Kovid-19, që iu nda Ministrisë sonë të Shëdnetësisë gjatë muajit nëntor vitin e kaluar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *