Mbrëmë vonë bashkë me ministrin FIlipçe mora informacione se kemi kapacitet bazuar në planin nga marrëveshjet e kyçura dhe avanset e paguara të bëjmë porosi plotësuese prej 100,000 nga vaksina e re e cila definitiv do ta plotësonte planin gjithpërfshirës . Dhashë udhëzime, bazuar në atë se kemi kapacitet për 100,000 vaksina plotësuese, porosia të bëhet nga Sputnik. Gjithçka që ekziston për vaksinën e bëmë. Bëmë porosi, marrëveshje dhe vendosëm kontakte. E gjithë kjo me qëllimin e vetëm që procesi I vaksinimit të mos ndërpritet dhe të vazhdojë me dinamikën e paraparë –ka deklaruar kryeministri i vendit Zoran Zaev,
