Inspektorati i tregut mbyll lokalet që nuk respektojnë protokollet Anti kovid-19

Duke folur për aksionin e djeshëm, inspektorja e Tregut, Aleksandara Koteli ka treguar se ku ka pasur më shumë shkelje të protokolleve anti-Covid nga ana e objekteve hotelerike.

Siç ka bërë të ditur për TV21, më shumë lokale janë mbyllur në lagjen Veri të Shkupit dhe në Vollkovë.“Ashtu si çdo mbrëmje, edhe dje kemi realizuar kontrolle të rregullta për respektimin e protokolleve për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse. Dje kemi pasur më shumë raste, gjegjësisht janë mbyllur më shumë lokale. Ashtu ishte në Shkup Veri dhe në Vollkovë. Një objekt në Prilep dhe në Makedonski Brod”, tha Koteli.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *