Informohu në çdo kohë është motoja e portalit INFO7.mk, një portal që ka shtrirje në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut në Shqipëri dhe në Kosovë.
Informohu në çdo kohë është motoja e portalit INFO7.mk, një portal që ka shtrirje në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut në Shqipëri dhe në Kosovë. Misioni ynë është I qartë, pra informimi i opinionit publik në kohë, saktë dhe në mënyrë të paanshme. Po ashtu objektiviteti dhe neutraliteti do të jenë parimet themelore të ekipit të portalit INFO7.mk. Duke u nisur nga elementi kryesor i bërjes së një lajmi, ne do të mbështetimi ne burimet e lajmit, konfirmimi I burimit të lajmit dhe bërja e një lajmi duke përdorur së paku dy burime. Informacioni, i marrë nga burime të ndryshme përbën lajm, por transmetimi i lajmit varet nga gazetari dhe puna e tij është që më parë të sigurohet për vërtetësinë e informacionit.
Lufta kundër lajmeve të rrejshma nga ana e ekipit të INFO7.mk do të jetë e pakompromis edhe përkundër faktit që sot me të shpejtë po përhapen lajmet e rrejshme.
Gazetarët janë ata që vendosin se çfarë informacioni përbën lajm. Vlera e informacionit për publikun apo shkalla e interesit publik në informacion nuk është faktor vendimtar në të drejtën e gazetarëve që të mos zbulojnë burimet e tyre. Informacion nuk konsiderohen vetëm faktet por edhe mendimet dhe idetë.
Burim – Çdo person që i ofron informacione një gazetari duhet të konsiderohet si burim. Informacioni mund të jepet në formë aktive, për shembull kur burimi i dërgon në formë të shkruar ose në formë fotografie një informacion gazetarit. Mirëpo, informata konsiderohet se është ofruar edhe kur burimi është pasiv dhe vetëm miraton marrjen e informacionit nga gazetari, për shembull xhirimin ose incizimin e informacionit.
Ky portal do të jetë i hapur për të gjithë, e në vend të parë do të jenë lexuesit ata të cilët do të kenë të drejtën për të kërkuar më shumë dhe për të shprehur opinionet etyre. Partitë politike, institucionet qendrore dhe ato lokale ekanë për detyrë të Infromojë shoqërinë tonë me punën e tyre dhe përgjegjësinë dhe këtë do të mund ta bëjnë edhe përmes poratlit tonë. Jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë gazetartë dhe mediat e tjera që veprojnë në vend. INFO7.mk është portal I regjistruar konform regullave dhe dispozitave ligjore.