Zyrtarë policorë nga njësiti për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve pranë SPB-Manastir sot (20.02.2021) pas një urdhri paraprak ka kryer bastisje në shtëpinë e U.K. 34 vjeçar nga fshati Graeshnicë i Manastirit dhe SH.K. 29 vjeçar nga i njëjti fashat. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e armëve, marijuhanë, 566 fara të kanabisit dhe gjëra të tjera. Personat e lartpërmendur janë arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.