Boks: Florian Marku shkatërron Rylan Charlton

Boksieri shqiptar, Florian Marku është rikthyer në ringun e boksit duke u përballur me Rylan Charlton, ku ka shënuar fitore me nokaut në raundin e tetë.

Marku u përballë me 28 vjeçarin në ‘The SSE Arena’,  në kategorinë welter.Dy raundet e para ishin të barabartë me të dy boksierët që ndanin grushte dhe pëlqenin luftën.

Në raundin e tretë po ashtu, të dy boksierët kishin momente të mira.

Edhe raundi katër dhe pesë ishin i bukur për tu parë pasi kishte luftë dhe dukej sikur dy boksierët po kërkonin fitoren. Marku në raundin e katërt kishte një moment shpërthimi.Raundi i gjatë solli momentin më të dobët të Florian Markut, pasi e nisi mirë, ai pësoi një goditje të bukur nga Charlton, duke rënë në nokdaun.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *