Analisti politik Arsim Zekolli në një postim në rrjetin FB thotë se tentativat për zyrtarizim të Salafi/Wahabi ideologjive janë vazhdimësi e politikës përçaj-e-sundo, si konstantë e politikave koloniale ndaj shqiptarëve. Dëshira për zyrtarizim indirekt të Salafi/Wahabi ideologjisë si Pykë në shoqërinë muslimane përmes rrënimit të BFI-së dhe infiltrimit të tyre në LSDM dhe Qeveri, dështuan me ndryshimet që rezultuan me largimin e Sylejman ef. Rexhepit.
Ky ndryshim nuk arriti efektin e planifikuar që në vend të tij të instalohen rrymimet diskredituese për muslimanët dhe shqiptarët të sponzorizuar nga shërbimet jugo-maqedonase me përkrahje të ca faktorëve të jashtëm. Pas këtij dështimi të intrigës kuazi-institucionale të “soft war” kapjes së BFI-së nga brenda, tani vazhdojnë tentativat për “hardware” okupim të BFI-së nga jashtë. Metodat dallojnë, qëllimi është i njëjtë: copëtimi i kompaktësisë frymore, mendore, shpirtërore dhe politike të faktorit shqiptar. Gjykuar nga shembujt e vendeve tjera me praktika të ngjajshme të futjes së fesë si përçarëse e identitetit kombëtar, mund të thuhet se tentativa Salafi/Wahabi e tanishme është pasojë e nervozizmit të gjeneruar nga frika e disfatës absolute dhe ngushtimit të hapësirës për veprim të agjenturave vendase, rajonale dhe të jashtme.
(Marrë nga profili i autorit në Facebook)