Roveri i NASA-s është ulur me sukses në planetin Mars.
“Është e mahnitshme“, thotë administratori i përkohshëm i NASA-s, Steve Jurczyk.
Ai gjithashtu tha se manovra e uljes, e cila shkoi sipas planit, do ta bëjë shumë më të lehtë dërgimin e misionit të ardhshëm në Mars. Udhëtimit shtatë-mujor i robotit me 6 rrota mori fund pasi ai u zhyt në atmosferën e Marsit.
Duhet të vendoset në mënyrë të sigurt në Planetin e Kuq – një detyrë që ka turbulluar kaq shumë anije kozmike para tij. Asnjëherë një mision shkencor nuk ka shkuar në Planetin e Kuq me një komplet kaq të sofistikuar instrumentesh.
Krateri Jezero, zona e synuar e prekjes, mban të gjitha shenjat dalluese në imazhet satelitore që dikur kishte mbajtur një liqen gjigant.
Gjithashtu janë publikuar edhe një pjesë e fotove të marra nga roveri në hapësirën e planetit Mars.