Matura shtetërore do të filloj më 5 qershor, në vend të datës 29 Maj. Do të mbahen katër provime, dy interne dhe dy eksterne. Qendra Shtetërore e Provimit do të kthejë provimin në lëndët estetikë-filozofi si provimin e dytë ekstern në shkollat e mesme të artit. Kjo është një pjesë e marrëveshjes finale e arritur mes Qeverisë dhe Unionit të nxënësve të shkollave të mesme.
Asnjë maturant nuk do të ketë problem të regjistrohet në universitetet vendore ose të jashtme prestigje sepse përsëri do të ketë 4 lëndë të kërkuara për regjistrim në studimet universitare. Mësimdhënësit duhet të ndajnë materialet e provimit intern dhe bazën me pyetje jo më vonë se tre javë para ditës së provimit. Baza me pyetje duhet të përmbajë të paktën 60 dhe më së shumti 100 pyetje”-tha Blendi Hodai, kryetar I UNSHM-së.
Kryministri Zaev tha se për Qeverinë është e pranueshme gjithçka që është në të mirë të maturantëve.