Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin “Politica” ka deklaruar se “e majta ektstreme maqedonase” bën përpjekje që ta bllokon çështjen e grafës etnike. Kasami ka deklaruar ka dakordësi me subjektet e koalicionit qeveritar që e përkrahin këtë ligj.
“Kemi dakordësi me partnered e koalicionit qeveritar që të përkrahin këtë ligj. Gjithashtu, edhe opozita ASh-AAA do e përkrah këtë ligj, dhe ne mendojmë që shumë shpejt do e mbyllim këtë çështje, dhe grafa etnike do jete realitet”, ka deklaruar Kasami.