Dy seanca të Komisionit kuvendor për shëndetësi

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahen dy seanca të Komisionit për Shëndetësi. Pika e vetme e rendit të ditës në seancën e parë është Propozim-Ligji për realizimin e projektit “Qendra e re Klinike-Universitare”, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Në mbledhjen Komisionit për Shëndetësi do të debatohet për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtje shëndetësore si dhe për ndryshime në Ligjin për sigurim shëndetësor, që të dy propozimet janë me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *