Arsimin e mesëm profesional duhet ta bëjmë të jetë më atraktiv, më interesant dhe ta tërheqë numrin më të madh të nxënësve nga një gjeneratë që përfundon klasën e nëntë, të zgjedhin shkollat profesionale. Sepse, ky lloj i arsimit ofron mundësi më të madhe për punësim të vendit të punës përkatës pas marrjes së diplomës dhe të ardhura personale solide. Zakonisht, ekspertiza dhe zanati ju garantojnë të ardhme të sigurt për të rinjtë. Kjo u theksua në takimin e mbajtur në Manastir për identifikimin e profileve të reja në shkollat profesionale në të cilën ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, kompani lokale, përfaqësues nga Odat Ekonomike, shkollat e mesme profesionale..
“Përmes këtij dialogu që zhvillohet këtë muaj nën moton – Mëso me mençuri dhe puno me profesionalizëm, kemi ide si Ministri e Arsimit dhe Shkencës të inkurajojmë besim dhe dialog midis shkollave dhe sektorit real për shkak se në atë mënyrë ato vendosin sistem të përbashkët të arsimit dhe përgatitjen e kuadrit të ardhshëm që duhet të punësohen në kompanitë, por gjithashtu edhe me shprehi për punë dhe ndjekje të kulturës dhe dinamikës së punës në kompanitë. Për shkak se me të vërtetë është e rëndësishme që përmes sistemit arsimor në shkollat ato fitojnë njohuri, por gjithashtu duhet në kompanitë të mësohen me procesin e punës. Arsimi i dyfishtë që ekziston në vendin tonë në pjesën më të madhe janë të përfshirë kompanitë që janë investime të huaja, por gjithnjë e më shumë inkurajohen edhe kompanitë vendase maqedonase, që më bën të lumtur. Në këto takime i inkurajojmë edhe kompanitë më të vogla, ato që kanë nga disa punonjës të mund të përfshihen nga një ose dy nxënës dhe me ndihmën e Odës Ekonomike të aftësojnë mentorë në kompanitë dhe të përfshihen në hapjen e paraleleve të dyfishta, ose ato paralele që në vitin e katërt nga procesi arsimor kanë pjesëmarrje më intensive në procesin e punës. Në atë mënyrë, kompanitë fitojnë mundësi për të marrë kuadër të përgatitur arrit në vendet e punës së tyre, ndërsa të mos shpenzojnë kohë dhe energji një vit nga punësimi ta aftësojnë punëtorin që të bëhet produktiv. “Në këtë mënyrë, sigurojmë arsim cilësor, por gjithashtu përgatisim kuadrë që më pas do të jetë i lehtë punësimi,” tha Carovska.
Të dy kryetarët e komunave në takim shprehën kënaqësinë nga dialogu shoqëror që udhëhiqet në nivelin lokal për një temë kaq të rëndësishme dhe theksuan se ata do të përfshihen plotësisht në vendosjen e bashkëpunimit midis kompanive dhe shkollave profesionale në komunat e tyre.
I tërë ky proces është mbështetur dhe është në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.