Dy aeroplanë të ushtrisë franceze kanë lënë një fshat në jug të Francës – Le Castellet, pa energji elektrike për shkak të fluturimit të ulët që bëri që telat e shtyllave elektrike që e furnizojnë fshatin me energji, të këputen.
“Kanë fluturuar shumë ulët duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Fillimisht e kam dëgjuar njërin në qiell dhe më pas pashë të dytin. Kanë qenë aq poshtë sa që mendova se do të fluturojnë nën shtylla të rrymës”, ka thënë Benoit Guion, kryetari qytetit më të afërt që ishte brenda veturës në momentin e incidentit.
Pasi vazhdoi rrugëtimin e tij, hasi në kabllot e këputura që po qëndronin të varur mbi rrugë. Menjëherë i kishte telefonuar ekipeve emergjente dhe kompaninë që merret me furnizim të energjisë elektrike në këtë rajon.
E rënia e kabllove kishte shkaktuar një zjarr të vogël që është lokalizuar menjëherë. Por, fshati kishte mbetur pa energji elektrike për disa orë, derisa për arsye sigurie rrugët ishin bllokuar për disa orë