22-VJEÇARI VLERËSOHET 200 MILIONË EURO
Ylli i skuadrë franceze PSZH, Kylian Mbappe i cili shkëlqeu në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në Camp Nou shënoi hat- trik tani ai është në qendër të vëmendjkes vazhdimi I kontratatës me kampionin francez që e obligon deri në vitin 2022 apo largimi I tij në ekipin mbretëror Real Madrid. Sipas Gazetës prestigjizoe franceze “Le Parisien”, PSG i vendos një çmim talentit francez, Kylian Mappe. Sipas gazetës 22-vjeçari vlerësohet 200 milionë euro. Kjo gazetë thekson gjithashtu se ajo që Mbappé kërkon si pagë është 30 milion euro bruto në vit. Shifra që duken të pamundura për çdo klub, bazuar në situatën aktuale ekonomike që po kalon e gjithë bota për shkak të pandemisë.
Nga ana tjetër Real Madridi mendoi që PSZH do të kërkonte 150 milionë për Mbappénë, por shifra është rritur në 200 milionë. Për klubinmerengues” duket e pamundur të hyjë në bisedime duke u nisur nga kjo shumë për ta transferuar sulmuesin në verë në “Santiago Bernabeu”.
Shpresa e presidentit Florentino Perez është që Mbappé të mos rinovojë kontratën dhe të largohet falas në verën e vitit 2022, diçka që vështirë se mund të ndodhë. Real Madrid nuk është i vetmi klub që dëshiron Mbappénë. Po sipas “Le Parisien”, Liverpooli, Juventusi dhe Manchester City janë gjithashtu të interesuar për lojtarin që mbetet i pavendosur për të ardhmen e tij.