Bytyqi: Kompanitë do të ftojnë qytetarët për shlyerjen e kamatave

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka dhënë sqarime për mënyrën se si do të shlyhet kamata e borxheve të qytetarëve, si një nga masat e përfshira në pakon e 5 ekonomike.

“Ndryshimet ligjore po përgatiten. Qytetarët do të informohen në kohë. Do të kenë kohë të mjaftueshme dhe kam sqaruar edhe njëherë, se do të zgjasë 5 muaj. Qytetarët do të ftohen secili veçmas, sipas orarit se kur duhet të shkojnë në ndërmarrjet publike. Kjo bëhet që para se gjithash, shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm dhe ata duhet ta respektojnë atë që të mos krijohen rrëmuja të panevojshme para institucioneve”, tha Bytyqi në konferencë për media të mbajtur sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *