NË NDESHJEN E MBETUR NGA JAVA E DYTË LEVANTE -ATLETIKO M 1:1
Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, anëtar e ekipit Levante në kampionatin spanjoll vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme l. Ai mbrëmë realizoi në minutën e 17-të për Levanten, e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Atletiko Madridin, në kuadër të ndeshjet së mbetur të javës së dytë.
Anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bardhi është krenar për golin dhe pikën e madhe ndaj liderit të kampionatit.
Pas ndeshjes, Bardhi thotë se është shumë i lumtur për golin.
“Jam i lumtur që shënova kundër Atletiko Madridit. Jam i lumtur që fituam një pikë kundër kryesuesit dhe iu treguam që mund t’i mposhtim të gjithë. Tani të gjithë jemi të lumtur”, tha mes të tjera Bardhi.
Pas javës së 23 në La Liga të Spanjës kryeson Atletiko Madrid, ndërsa Levante është në vendin e 11-të me 28 pikë.