Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e miratoi pakon e pestë të masave ekonomike të krijuara për të siguruar revitalizim, stabilitet dhe zhvillim të ekonomisë në kushte të KOVID-19.
Pakoja e 5-të për ekonomi të qëndrueshme dhe zhvillimore është krijuar në bazë të monitorimit të vazhdueshëm të situatës dhe parametrave ekonomike, si dhe përmes konsultimeve me të gjithë aktorët në shoqëri për të vazhduar masat e katër pakot e mëparshme të masave.
Masat që janë përfshirë kanë për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë dhe kthimin e normave të rritjes ekonomike në interval prej 4-5% nga periudha para krizës, dhe për mbështetjen e drejtpërdrejtë të ekonomisë, kompanive dhe me këtë edhe mbështetje të qytetarëve për përmirësimin e standardit jetësor dhe kushteve të punës.
Në mënyrë që të arrihen qëllimet e përmendura, vlera e propozimit për Pakon e pestë të masave vlerësohet në 9,773,100,000 denarë ose 158,912,195 euro.
Masat e propozuara nga Pakoja e pestë e masave ekonomike janë sistemuar në 4 shtylla kryesore:
1. Mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për kompanitë me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës të qytetarëve që punojnë në sektorë që ende kanë pasoja nga pandemia.
2. Mbështetje financiare për likuiditetin e qytetarëve dhe sektorit privat me qëllim për të mbajtur dhe / ose rritur numrin e të punësuarve, si dhe procesin e rimëkëmbjes së kompanive.
3. Krijimi i një ambienti më të favorshëm biznesi (Ridefinimi sistemor i tarifës doganore, ulja e detyrimeve të tjera parafiskale dhe lehtësimi i taksave dhe shtyrja e disa të dhënave publike).
4. Mbështetje për qytetarët