Në ditën e parë të vaksinimit kundër Kovid-19, përfshihen 260 punëtorë shëndetësor

Me vaksinimin e dy punonjësve shëndetësorë sot në ora 10:00 në spitalin modular në Shkup do të filloj procesi i imunizimit në vend.

Punkti në spitalin modular do të ketë 6 pozicione, të cilat do të punojnë në dy ndërrime nga ora 08 deri në 20:00, ndërkohë që vaksinimin do ta kryejnë ekipet mjekësore nga Shtëpia e Shëndetit-Shkup.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe me fillimin e vaksinimit kundër Kovid-19, fillon faza e fundit në luftën me pandeminë.

Ditën e parë është paraparë që të vaksinohen 260 punonjës shëndetësorë, nga gjithsejtë 4000 të paraqitur për vaksinim. Secili punonjës shëndetësorë që do të pranoj vaksinën, menjëherë do ti rezervohet edhe doza e dytë për rivaksinim.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *