Minutat e para të çdo pjese, janë kthyer në një makth për Juventusin, në përballjen e sotme ndaj Portos në Portugali, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve, në Ligën e Kampioneve.
Portugezët kanë triumfuar me rezultatin 2-1 në një ndeshje të luftuar nga të dyja skuadrat. Për Porton vendosi goli në minutën e 2’ nga Taremi, i cili përfitoi nga një gafë e pafalshme në mbrojtjen e bardhezinjve, ndërsa në minutën e 46’ shënoi edhe Marega.
Për skuadrën e Pirlos shënoi Federiko Kieza, duke mbajtur kështu gjallë shpresat e italianëve, për të përmbysur rezultatin në Torino, në ndeshjen e kthimit e cila do të luhet më 3 mars.
FT| Porto-Juventus 2-1
Taremi 2′, Marega 46’/ Kieza 83′