Procesi i imunizimit kundër kovid- 19 në vend ka filluar në spitalin modular në Shkup. Vaksina u mor për herë të parë nga Doctor Primarius i Sëmundjeve Infektive Dobrinka Jovanovska, nga Klinika e Sëmundjeve Infektive.
Vendvaksinimi në spitalin modular do të ketë gjashtë pika vaksinimi, të cilat do të punojnë në dy ndërrime nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 20:00, vaksinimi do të kryhet nga ekipet mjekësore të Qendra Shëndetësore Shkup.
Vaksinimi i 260 punonjësve shëndetësor është planifikuar për sot, nga gjithsej 4000 të regjistruar për vaksinim. Çdo punëtor shëndetësor që merr vaksinën menjëherë do ti rezervohet edhe doza e dytë .